Një çift shqiptar është arrestuar në Zvicër pasi akuzohen për trafikim droge. Mediet e huaja bëjnë me dije se 33-vjeçari shqiptar u ndalua nga policia rrugore në Zyrih, pasi po lëvizte pa patentë.
Shqiptari ishte bashkë me partneren tij 46-vjeçare në momentin e ndalimit nga oficerët e policisë. Sipas autoriteteve zviceriane, në makinën e shqiptarit u gjetën 80 gr kokainë, një pistoletë dhe mjete prerëse.
Ndërsa pas kontrollit në banesën e tyre, policia gjeti gjithashtu edhe 330 gr heroinë, 20 gr kokainë dhe 250 gr drogë sintetike.
33-vjeçari dhe 46-vjeçarja u arrestuan nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Ata u dërguan në paraburgim ku do presin dënimn nga Gjykata e Zyrihut.