Një 44-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Beratit pasi gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis sativa.
Gjithashtu u procedua penalisht kryetari i fshatit Barçë, shtetasi A. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë/ Skrapar
Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Shpallet në kërkim autori i dyshuar i tentativës për kultivim.
Procedohet penalisht kryetari i fshatit, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Barçë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar shpallën në kërkim shtetasin: D. H., 44 vjeç, banues në fshatin Braçë. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dy radiomarrëse.
Gjithashtu u procedua penalisht kryetari i fshatit Barçë, shtetasi A. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.