Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Iu gjetën armë të ftohta dhe lëndë narkotike, policia arreston 2 të rinjtë në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3328a1c4501e7d38fcd22541ffe6addd

Policia ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi në makinë iu gjetën lëndë narkotike dhe një armë e ftohtë.

Sipas njoftimit, këto u gjetën gjatë kontrollit në makinën që drejtohej prej tij. Po ashtu, u arrestua edhe një 24-vjeçar, pasi iu gjet një thikë. Më parë ai ka qenë i dënuar për për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 33 vjeç, sepse gjatë kontrollit të mjetit që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe kokainë, si dhe një armë të ftohtë (thikë).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 24 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img