Hapësire reklamuese

Aktualitet

Iu gjetën 3 shkelje, KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Dibrës Shkëlzen Cena

Shkruar nga Newsbomb
Shkëlzen Cena

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur poshtë ankimimin e prokurorit Shkëlzen Cena, duke lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të kërkuar nga KPK, pasi u gjenden probleme në të tre kriteret e vlerësimit.

Vendimi është marrë nga trupi gjykues i KPA i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.

Cena ishte i pari prej kandidatëve për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) që do të ngrihet në prokurori. Në hetimin e KPK-së atij iu gjetën probleme të pasurisë, profesionalizmit dhe integritetit.

Shkëlzen Cena, aktualisht prokuror në Dibër, kishte sipas KPK probleme të pasurisë, kryesisht mbi një kredi të marrë për një shtëpi, një kontratë noteriale për të cilën kishte qëndrime kontradiktore, një makinë për të cilën ishin nënshkruar dy kontrata dhe mungesë burimesh financiare për disa vite.

Njoftimi i KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.43/2019, datë 18.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena, kundër vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.