Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Iu gjetën 250 mijë euro dhe 160 mln lekë në shtëpi, mjeku i njohur flet për Edvin Priftin: Nuk besoj se është marrë me pastrim parash (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cf5caa1660f9bc1077d0bcd652cef712

Mjeku i njohur kardiokirurg Edvin Prifti u arrestua nga SPAK me akuzën e korrupsioni dhe marrjen e ryshfetit.

Atij iu gjetën në shtëpi 250 mijë euro dhe 160 milion lekë, pasi emri i doli në përgjime në kuadër të operacionit për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Ndërkohë që ka pasur nga kolegë të tij që i kanë dalë kundër, por ka pasur edhe nga ata që e kanë mbështetur.

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, mjeku i njohur, Petrit Vargu ka thënë se i gjithë sistemi është korruptiv.

“Të them të drejtën u befasova me ngjarjen, korrupsioni në shëndetësi ka ngulur shumë rrënjë. Është i gjithë sistemi ynë që është korruptiv. Ka korrupsion në nivele shumë të larta, një shëndetësi totalisht e shkatërruar. Nga drejtori i spitalit e deri te roja i spitalit. Unë kam dy vite që nuk shihem me Priftin, vetëm kam folur për dy pacientë që do i rekomandoja, se është duar artë. Nuk mendoj se është marrë me pastrim parash, e kam bindje. Shpresoj të kem të drejtë”, tha Vargu.

Mjeku i njohur tha se ai vetë nuk ka marrë asnjëherë para dhe nuk ka pranuar dhurata nga pacientët e tij.

“Në vendin tonë problemi i dhurimit të lekut nuk ka një kuadër ligjor. Një kardiokirurg ka një zanat shumë të vështirë, dhe kur shkon me donacione nuk shkon dot me 2 mijë lek. Nëse këtu ka akte ku ky i ka shtruar njerëzit për të marrë lek, të mbajë fajin dhe të marrë dënimin e duhur. Nëse familjarit i ka lindur në zemër të bëjë dhuratë, askush mos të bëhet xheloz. Këtu të përqendrohet edhe hetimi. Nuk ka asnjë ligj që e ndalon dhuratën”, tha Vargu.

Më tej ka treguar edhe arsyet se përse nuk i ka pranuar asnjëherë këto dhurata.

“Mua më kanë bërë dhuratë dhe e dinë të gjithë se nuk i pranoj. E para secili ka mënyrat e veta. Kjo është kulturë e imja, jam gatuar kështu në shtëpinë time. Anën ekonomike e kam rregulluar edhe me një firmë private. Më mjafton mirëqenia që kam krijuar për familjen time”, tha Vargu.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img