Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

EMRI/Iu gjet pistoletë dhe fishekë në servis, shpallet në kërkim pronari 31-vjeçar në Lezhë, procedohet punëtori

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Uniformat blu kishin marrë informacione se pronari i një servisi në Balldre, kishte në pronësi një armë pa leje. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këtë subjekt, u gjet një armë zjarri pistoletë, me krehër dhe fishekë.

Mësohet se u shpall në kërkim shtetasi Angjelin Marku, 31 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, si dhe u procedua shtetasi E. L., 34 vjeç, punëtor në këtë servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit “.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Vijojnë kontrollet e befasishme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore, se pronari i një servisi në fshatin, Balldre, Lezhë, mbante armë zjarri pa leje, kanë ushtruar kontroll në këtë ambient.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit A. M., 31 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. L., 34 vjeç, punëtor në këtë servis, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit “.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img