Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Iu gjet laborator droge në shtëpi, arrestohen në Itali 2 vëllezërit shqiptarë dhe kushëriri i tyre

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë. Dy vëllezër me iniciale T.A 25 vjeç dhe T.A. 31 vjeç si dhe kushëririn e tyre T.M. 19 vjeç.

Pas kontrollit në shtëpi, atyre iu zbulua një laborator droge me të gjitha pajisjet si dhe 3 kg e gjysmë heroinë.

Ditët e fundit, policët kishin shtuar vëmendjen mbi të tre shqiptarët, që në mënyrë dyshuese u zhvendosën nga Mira, ku kishin me qera një apartament, për në Mestre e pastaj në Marghera. Lëvizjet u bënë në zonën më të rrahur në të kaluarën e afërt, nga shpërndarësit marokenë apo tunizianë.

Në fazën e parë të kërkimit, njërit nga dy pasagjerët në bord, T.M, iu gjet gjysëm kilogrami heroinë. Pasi u shoqëruan të dy në zyrat e komandës, iu gjetën edhe dy telefona celularë dhe rreth 1000 euro, para kesh, në prerje të mesme dhe të vogla.

Pas kontrollit të apartamentit të tyre në Mira, u gjet një laborator droge me 2 presa për të ngjeshur heronën, dy përzierës elektrikë, dy pajisje për përpunimin e saj dhe 8 mijë euro!

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll