Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Iu gjet drogë në banesë, arrestohet 60-vjeçari në Fier, shpallet në kërkim bashkëpunëtori (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person është arrestur dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Fierit, për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Petrit Hykaj 60-vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Shkëlqim Hykaj 29-vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Gorishovë janë gjetur 2.2 kg kanavis, e përgatitur gati për shitje, një peshore elektronike dhe një armë gjahu pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disa mujor.

Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu pa leje, bie në pranga një shtetas, shpallet në kërkim një tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një hetimi disa mujor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. H., 60 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi Sh. H., 29 vjeç, banues në Gorishovë, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2.2 Kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e përgatitur gati për shitje, një peshore elektronike dhe një armë gjahu pa leje.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img