Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
30 %
4.1kmh
0 %
Hën
2 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Iu gjet 6 kg kanabis në banesë, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë (Emri)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi është kapur me lëndë narkotike.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Leonidha Papa, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 6 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcën Operacionale në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë  shtetasin L. P.,  38 vjeç, banues në fshatin Treblovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më shumë


spot_img









spot_img