Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
31 %
7.7kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Iu futën në shtëpi të moshuarës dhe i hodhën spraj lotsjellës, arrestohen dy të rinjtë hajdutë në Lushnje, njëra është vajzë 16 vjeçe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f810750b5f4df6d52dd0725cdfa70ca1

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia në Lushnje, pasi i janë futur në shtëpi një të moshuare, me qëllim vjedhjen, dhe i kanë hedhur spraj lotsjellës në fytyrë.

Më pas, djali 18 vjeçar dhe vajza 16 vjeçare, e kanë mbyllur të moshuarën në një prej dhomave të shtëpisë. Dy hajdutët kanë kërkuar në gjithë shtëpinë për para apo sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 autorëve: J. K., 18 vjeç dhe K. B., 16 vjeçe, të dy banues në Lushnjë.

Njoftimi i Policisë:

Ushtruan dhunë ndaj të moshuarës, me qëllim vjedhjen në banesën e saj, Policia zbardh ngjarjen në kohë rekord, identifikon dhe arreston në flagrancë 2 autorët. Vihen në pranga një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçare.

Gjatë ditës së djeshme, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, 2 shtetas kanë hyrë në banesën e shtetases L. Z., 64 vjeçe, i kanë hedhur sprajt lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit u ngrit grupi hetimor dhe pas një pune të mirorganizuar operative dhe profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i 2 autorëve: J. K., 18 vjeç dhe K. B., 16 vjeçe, të dy banues në Lushnjë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img