Hapësire reklamuese

Bota

Iu fik telefoni dhe u raportua e zhdukur, gjendet pas pesë ditësh 20-vjeçarja shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Iu fik telefoni dhe u raportua e zhdukur, gjendet pas pesë ditësh

Gjendet 20-vjeçarja shqiptare, e cila ishte raporuar e zhdukur pesë ditë më parë në qytetin e Freudenstadt, në Gjermani.

Policia njoftoi mbrëmjen e sotme se e reja u gjet nga një dëshmitar në zonën urbane të Freudenstadt, pasditën e kësaj të marte.

E reja shqiptare është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ajo jeton në qytetin Freudenstadt dhe ishte parë për herë të fundit në stacionin e trenit në Offenburg.

Laura N, ishte takuar me një grup të panjohur.

Ajo më pas nuk njoftoi prindërit pasi i ishte fikur telefoni, ndërsa i tha mikes se po “ndihej në siklet” që ishte në mesin e një grupi burrash.

Sondazh

Poll