Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Iu dogj makina, 27-vjeçarja nga Bilishti hedh akuza për deputetin e PD: Kam dyshimet e mia, jam konfliktuar se më hoqi mamin nga puna

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deizi Arapi nga Bilishti ka folur për media, pasi mbrëmjen e djeshme makinës së saj iu vu zjarri.

27-vjeçarja i ka bërë thirrje shtetit për ndihmë duke thënë se është hera e dytë që i ndodh diçka e tillë dhe se “herën e tretë do ta gjejnë në kanal”.

Ndër të tjera vazja hedh akuza ndaj ish-kryebashkiakut të Bilishtit, deputetit Bledion Nallbati, duke thënë se ngjarja ka ndodhur pasi me të ka pasur një konflikt të hershëm.

“Jeta ime është në rrezik.  I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që më ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati. Pas konfliktit mu dogj makina e parë.

Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar.  Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja që ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal” tha 27-vjeçarja.

U arrestua një muaj më parë, “gangsteres” së Bilishtit i djegin makinën për herë të dytë

Më shumë




spot_img








spot_img