Hapësire reklamuese

Aktualitet

Iu dogj 'AUDI' me vlerë 200 mijë euro në Vlorë, pronari akuzon policinë: Më kërkuan 1000 euro për të gjetur autorin

Shkruar nga Newsbomb

Mesnatën e 21 korrikut në zonën e Lungomares në Vlorë i është vënë zjarri qëllimisht një automjeti luksoz "AUDI R8", vlera e të cilit në treg kapte shifrën e 200 mijë eurove.

Makina luksoze i përkiste një shqiptari nga Kërçova në Maqedonia e Veriut, por që punonte dhe banonte në Gjermani.

Edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga ngjarja, policia nuk ka ende një të dyshuar, ndërsa pronari i makinës akuzon efektivët se i kanë kërkuar 1000 euro për të gjetur autorin e zjarrvënies.

"Kjo polici e korruptume, un Jam ai që me dogjen makinen audi ne Vlor , dhe kjo polici mkerkoi 1000 euro me gjet autorin...turp Te ken qe e kan katandis at Vend si mos me Zi", shkruan pronari.


zyberi-600x235.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll