Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Iu dedikua hulumtimit dhe dokumentimit të së bukurës shqiptare, ndahet nga jeta studiuesi i njohur Ali Muka

spot_img

Lajme të ngjashëm

Studiuesi i mirënjohur Ali Muka është ndarë nga jeta duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe njerëzit të cilët kishin kënaqësinë ta njihnin dhe bashkëpunonin me të.

Ky lajm i trishtë u bë me dije nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se Ali Muka ishte studiuesi i vyer i cili ia dedikoi gjithë jetën hulumtimit dhe dokumentimit të së bukurës shqiptare.

Margariti shton se ai la një vend bosh në radhët e studiuesve të palodhur, gjithashtu la një dhe kontribut të çmuar në vepra.

“Trashëgimia kulturore dhe kultura shqiptare në përgjithësi humbën një studiues të vyer, që ia dedikoi gjithë jetën hulumtimit dhe dokumentimit të së bukurës shqiptare.

Prof. Ali Muka u nda nga ne, duke lënë një vend bosh në radhët e studiuesve të palodhur, por la pas një kontribut të çmuar në vepra, që do t’u shërbejnë brezave.

U prehtë në paqe!”, shkruan ministrja.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img