Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
26 °
Mar
29 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Iu bë atentat tek Liqeni i Thatë, pronari i shkollës “Wilson” kërkon mbrojtjen nga shteti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lulëzim Masha, personi ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri dy ditë më parë në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë, kërkon mbrojtje e shtetit.

Pronari i shkollës private “Wilson”  ditën e ngjarjes tha se objekti i aTij atentati nuk ishte ai, ndërsa tani është shprehur se një person e kishte ndjekur vazhdimisht për një javë.

Ai ka thënë para uniformave blu se kishte vënë re që dikush po e ndiqte, por që nuk i shkonte mendje se mund ti bënin atentat pasi nuk kishte konflikt me askënd.

Personin që e ndiqte ai e përshkruan si 25 deri në 30 vjeç, i cili ka qenë i veshur me patallona xhinse, esmer me pak mjekër si dhe mbante veshur një kapele, ngjyrë të zezë. 

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur më 18 janar, ku iu bë atentat në Liqenin e Thatë Lulzëm Mashës.  

Autori ka qenë i vetëm dhe pasi ka qëlluar disa herë me armë zjarrin drejt makinës me të cilën udhëtonte po ashtu i vetëm Lulëzim Masha, është larguar në këmbë. Masha nuk është lënduar nga plumbat dhe Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorit.

Por më pas Masha në dëshminë e tij tha se ka parë disa djem të rinj që ziheshin dhe më pas zhurmën e pistoletës, dëshmo të cilën e rrëzoi sot dhe kërkoi mbrojtjen nga shteti duke thënë se një person para ngjarjen po e ndiqte vazhdimisht.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img