Hapësire reklamuese

Aktualitet

Iu bë atentat në Vlorë, kush është Marjon Mitro, pjesë e grupit të vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme 49-vjeçari Marjon Mitro u plagos me armë zjarri në këmbë, pranë bibliotekës së qytetit në Vlorë.

Sipas informacioneve për mediat, Mitro ka qenë i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste” dhe se ishte anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt. Ai kishte një vit që ka dalë nga burgu dhe lëviste i lirë në qytetin e Vlorës. Mitro ka qenë i dënuar me 8 vite burgim në grupin e tritolit në Vlorë.

Mitro ka marrë dy plumba, një në krah dhe një tjetër e ka 'gërvishtur' në kokë dhe ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që deri tani një automjet tip "Land Rover" është gjendur duke u djegur në aksin Vlorë-Selenicë.

Mitro përveçse ka shërbyer shërbente si nyje lidhëse mes biznesmenëve dhe vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, dyshohet se porositi atentatin me tritol që mbeti në tentativë ndaj ish-Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

1.jpg

2.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu