Tirana
scattered clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.1kmh
40 %
Mër
7 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
13 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Iu bë atentat me snajper, Ardian Çapja në gjendje të rëndë, mbërrin te Trauma me forca të shumta RENEA

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ef66f49754bdc72cced7b04e35cf39ee

Ardian Çapja, i cili mbeti i plagosur nga atentati me snajper që iu bë ditën e sotme në Elbasan, mësohet se po transportohet në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij është kritike.

Mësohet se atentati i është bërë pranë rrugicës së shtëpisë, nga një autor i cili ka qëlluar me snajper drejt shënjestrës, ndërkohë që ndodhej në makinë. Bëhet fjalë për atentat të organizuar, i 3-ti ndaj Çapjas, në të cilin ka marrë një plumb në shpatull.

Plumbi i ka prekur organet jetësore dhe Çapja ka pësur gjakderdhje të madhe. Aktualisht ai ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka pësuar shumë hemorragji nga plagosja. Pak më parë ka mbërritur te Trauma, i shoqëruar nga forca të shumta RENEA.

Kujtojmë se pasi e ka qëlluar, autori ka braktisur makinën në zonën e Fushë Mbretit, ndërsa më pas i ka vënë edhe zjarrin.

Brenda në makinë ka patur fishekë, nga shpërthimi i të cilëve ka mbetur i plagosur edhe zjarrfikësi me inicilae D.M që po punonte për shuarjen e flakëve.

Pista e parë që po heton policia lidhur me atentatin, është për larje hesapesh mes bandave në Elbasan.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img