Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Italinë e ndihmon edhe MAFIA, jep ushqime dhe pije falas për familjet në nevojë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

faee8a6cf614450306e13d606fd2642e

Italia është një nga shtetet më të prekura nga koronavirusi, ku numri i viktimave është shumë i lartë, por edhe gjendja e konomike e qytetarëve nuk është e mirë, pasi shumë punonjës kanë humbur punën.

Nga kjo situatë duket se ka përfituar Mafia Italiane, e cila e ka rritur piopullaritetin në zaonat e varfra, pasi po shpërndan ushqime dhe pije falas për familjet që nuka kanë të ardhura, raporton The Guardian.

Javëve të fundit kanë qarkulluar pamje të grupeve të njohura mafioze duke shpërndarë produkte elementare për më të varfrit në rajonet jugore: Kampanja, Kalabri, Sicili dhe Pulia.

“Miliona njerëz punojnë në të zezën, që do të thotë se ata nuk kanë të ardhura për më shumë se një mua dhe nuk kanë ide se kur mund të kthehen në punë. Nëse shteti nuk ndërhyn së shpejti për t’i ndihmuar këto familje, mafia do t’i ofrojë shërbimet e veta, duke e vendosur kontrollin ndaj jetës së njerëzve”, tha Nicola Gratteri, hetues anti-mafia në zyrën e prokurorit të Katanzaros.

Ndërkohë ka patur edhe raportime se dyqanet e vogla në pjesën jugore të vendit janë përballur me presione për të dhënë ushqim falas, ndërsa policia po patrullon për të parandaluar vjedhjet.

Ditëve të fundit, policia në Napoli e ka shtuar praninë në pjesët më të varfra të qytetit pasi disa persona të lidhur me grupin “Camorra”, grup mafioz napolitan, kanë organizuar shpërndarje të ushqimit.

Në Palermo, vëllai i një shefi të grupit “Cosa Nostra” ka shpërndarë ushqim në lagjen Zen, ku mafia ka prani të konsiderueshme. Më vonë ai tha se vetëm ka bërë bamirësi dhe i sulmoi gazetarët për raportimin, shkruan “The Guardian”.

Shpërndarja e ushqimit është një taktikë e vjetër sa vetë mafia, ku shefat e saj fillimisht e bëjnë këtë veprim pa kërkuar asgjë si kundërshpërblim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img