Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Italia zyrtarisht me qeveri të re, betohet para presidentit kryeministri i ri Mario Draghi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

573852fd6aa0d8ccb8487750e5c23b02

Ditën e sotme kryeministri i ri i Italisë Mario Draghi dhe kabineti i tij qeveritar është betuar para presidentit Mattarella.

Draghi pranoi postin si kryeministër ditën e djeshme, pasi krijoi edhe kabinetin e tij. Draghi mori këtë post pas rënies së qeverisë së ish-kryeministri Giuseppe Conte, pasi aleati i tij Mateo Renzi u tërhoq nga koalicioni.

Qeveria e Draghit duhet të marrë edhe miratimin e dy dhomave të parlamentit italian, por kjo mund të konsiderohet thjesht një formalitet pasi ai ka marrë mbështetjen e të gjitha partive.

Pjesë e këtij kabineti është Vittorio Colao, ish-CEO i grupit Vodafone, që ka marrë postin e Ministrit të ri të Tranzicionit Dixhital.

Lista e ministrave

Ministri i Brendshëm : Luciana Lamorgese

Ministri i Ekonomisë : Daniele Franco

Ministri i Jashtëm : Luigi Di Maio

Ministri i Shëndetësisë : Roberto Speranza

Ministri i Drejtësisë : Marta Cartabia

Ministri i Punës : Andrea Orlando

Ministri i Mbrojtjes : Lorenzo Guerini

Ministri i Kulturës : Dario Franceschini

Ministri i Universitetit : Cristina Messa

Ministri i Zhvillimit Ekonomik : Giancarlo Giorgetti

Ministri i Infrastrukturës : Enrico Giovannini

Ministri i Administratës Publike : Renato Brunetta

Ministri i Tranzicionit Dixhital : Vittorio Colao

Ministri i Tranzicionit Mjedisor : Roberto Cingolani

Ministri i Punëve Rajonale : Mara Carfagna

Ministri i Çështjeve Evropiane : Antonio Tajani

Ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin : Federico D’Incà

Më shumë

spot_img
spot_img