Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Italia vendi i parë në BE, do të prodhojë vaksinën Sputnik V të Rusisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

220ea0f9805202a9ee7da5e50fd21842

Italia do të prodhojë vaksinën ruse Sputnik V, duke shënuar kështu marrëveshjen e parë mes nje vendi europian dhe Rusisë.

Marrëveshja është nënshkruar nga fondi sovran i shtetit rus që mban licensen për vaksinën dhe nga kompania farmaceutike italo-zvicerane Adienne Pharma & Biotech, e cila do të prodhojë Sputnik V në dy fabrika, në Lombardi dhe në Milano.

Kompani italo- zvicerane do të nisë punën në korrik ndërsa pritet që deri në fund të këtij viti të shpërndahen rreth 10 milion doza. Bashkëpunimi u konkretizua pas aprovimit nga rregullatorët e brendshëm italian të barnave si dhe pas thirrjes së kryeministrit Mario Draghi për të përshpejtuar fushatën e vaksinimin.

Pak ditë më parë Sllovakia u bë shteti i dytë anëtar i bashkimit Evropian pas Hungarisë që mori dërgesat e vaksinës ruse pavarësisht se ajo ende nuk e ka marrë miratimin nga agjencia evropiane e barnave për përdorim.

Rezultatet e vaksinës Sputnik tërhoqën vëmendje të madhe ndërkombëtare pasi efektiviteti i saj arriti në 91.6 %.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img