Hapësire reklamuese

Bota

Italia shpall gjendjen e emergjencës në veri: Lumi Po drejt tharjes

Shkruar nga Newsbomb

Italia ka shpallur sot gjendjen e emergjencës pasi veriu i vendit po përballet me thatësirën më të rëndë në 70 vitet e fundit.

Emergjenca është deklaruar për zonat që ndodhen rreth lumit Po në veri të vendit, dhe që përbën rreth 1/3 e të gjithë agrokulturës në vend.

Dekreti i lëshuar këtë të hënë do t’i lejojë qeverisë të marrë masa drastike dhe të menjëhershme nëse është e nevojshme, si përshembull racionimin e ujit për banesat dhe bizneset.

Lumi Po është i gjatë rreth 650 kilometra dhe kalon përmes disa prej zonave më të pasura në veri të Italisë.

Shumë fermerë thonë se degë të këtij lumi që përdoren për vaditje janë tharë plotësisht, duke shkaktuar dëme të mëdha në të mbjella.

Gjendja e emergjencës dhe alokimi i një shume prej 36.5 milionë euro është bërë për komunat Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu