Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Italia shkon me “dorë në zemër” në finalen e Euro2020 në Wembley, Spanjën e “djeg” Morata në penallti (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Italia është finalistja e parë që pret biletën për në finalen e madhe të Wembley më datë 11 korrik. Atje do të presë fituesen e sfidës së nesërme Angli-Danimarkë.

Sfida e sotme ishte thuajse në dominim nga Spanja e cila zotëroi fushën në pjesën më të madhe të lojës. 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura dhe pse nuk munguan rastet nga të dyja skuadrat.

Ishin italianët që zhbllokuan rezultatin me Federico Chiesa në minutën e 60, ndërsa Morata i “ngriu” buzëqeshjen 20 minuta më vonë duke barazuar gjithçka në 1-1. Në 30 minutat shtesë asgjë nuk ndryshoi, pasi do të ishin penalltitë që do të vendosnin.

Italianët gjuajtën të parët dhe gabuan, por më pas monedha ktheu dhe iberikët humbën dy penallti në total, me Moratën që “dogji” ekipin pasi Donnarumma i kuptoi krahun dhe i ndali golin.

Në fund ishte fituesi i Champions League, Jorginho i cili gjuajti thjesht dhe realizoi duke çuar peshë ekipin dhe gjithë tifozët.

Më shumë

spot_img
spot_img