Italia është në Zi Kombëtre sot për 290 viktimat që humbën jetën si pasojë e tërmetit të natës së 24 gushtit në Italinë qendrore.
Sipas mediave numri i viktimave ka arritur në 290 ndërkohë që numri i të plagosurve ka arritur në 400.
VIktimat do të përcillen sot për në banesën e fundit dhe të pranishëm në ceremoni zie do të jenë edhe Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, si dhe kryeministri Matteo Renzi.
Dëmet materiale janë ende të pallogaritshme, pasi në pjesën më të madhe e zonave të goditura, shumica e godinave nuk ekzistojnë më.