Italia është bërë vendi i parë në Perëndim që ndalon aplikacionin e inteligjencës artificiale ChatGPT, duke përmendur mbrojtjen e të dhënave personale.
Autoriteti kompetent i vendit do të kontrollojë gjithashtu nëse aplikacioni është në përputhje me rregulloren e BE-së për të dhënat personale (GDPR).
Sipa autoritetit nuk ka asnjë bazë ligjore për të justifikuar “mbledhjen dhe ruajtjen masive të të dhënave personale, për të trajnuar algoritmet” mbi të cilat bazohet platforma.
Aplikacioni ChatGPT, i krijuar nga kompania OpenAI e financuar nga Microsoft, mund t’u përgjigjet pyetjeve dhe madje të imitojë stilet e të shkruarit. Inteligjenca bazohet në tekste nga interneti siç ishte në vitin 2021.
Microsoft po e integron gradualisht teknologjinë në motorin e kërkimit Bing dhe aplikacionet Office.
Në fillim të kësaj jave, figurat kryesore të teknologjisë, përfshirë Elon Musk, kërkuan që këto lloje të sistemeve të AI të pezulloheshin mes frikës se gara për t’i zhvilluar ato ishte jashtë kontrollit.
Chatbot nuk është gjithashtu i disponueshëm në territorin e Kinës, Hong Kongut, Iranit dhe Rusisë dhe pjesë të Afrikës ku banorët nuk mund të krijojnë llogari OpenAI.