Hapësire reklamuese

Aktualitet

Italia miraton marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët, kosto më pak se 200 mln €

Shkruar nga Newsbomb
Italia miraton marrëveshjen me Shqipërinë për

Këshilli i Ministrave në Itali i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigrantëve.

Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë marrëveshje duke thënë se kosto vjetore e kësaj marrëveshje do të jetë më pak se 200 milionë euro. Ai ndër të tjera është shprehur se kjo do të jetë mënyra më e mirë për të menaxhuar emigracionin e paligjshëm.

“Kostot janë më të ulëta se ato të përmendura, jemi nën 200 milionët euro. Ato do të shpenzohen mirë për trajtimin e imigracionit të parregullt. Paratë do të jenë shumë më pak se ato që u sekuestruan nga Policia Financiare për keqmenaxhimin e fondeve të Superbonusit”, tha ai.

Kujtojmë që më 6 nëntor, kryeministri Edi Rama ishte për një vizitë në Romë, ku gjatë konferencës me kryeministren e Italisë Georgia Melonin dhanë edhe lajmin për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët e paligjshëm.

Në marrëveshje thuhet se në Shqipëri do të ngrihen dy qendra pritëse në Gjadër dhe Lezhë. Sipas marrëveshjes emigrantët që do të shpëtohen në Detin Mesdhe do të strehohen në Shqipëri, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre në vendin tonë.

Numri i emigrantëve që do të strehohen në Shqipëri pritet të arrijë deri në 39 mijë në vit, ndërsa nuk do lejohet që të strehohen më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj në vend, më pas do largohet një pjesë për të sjellë të tjerë. Kjo marrëveshje mund të zgjasë për 5 vite, por ka mundësi rinovimi dhe për 5 vite të tjera.

Në marrëveshje thuhet qartë se për çdo emigrant që do të jetë i sëmurë apo do të ketë nevojë trajtime do të jetë pala italiane ajo që do paguajë gjithçka. Sakaq, pala shqiptare do të sigurojnë ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike në perimetrin e jashtëm të zonave dhe gjatë transportit tokësor drejt dhe nga të njëjtat zona, që kryhet në territorin shqiptar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese