Hapësire reklamuese

Bota

Italia kërkon një Bashkim Evropian me dy shpejtësi

Shkruar nga Newsbomb

Italia kërkon një modifikim të traktateve të Bashkimit Evropian për krijimin e një komuniteti me dy shpejtësi, me një grup të vendeve që shkojnë më tej integrimit, theksoi sot një zyrtar qeveritar.

“Do të ketë një rreth më të gjerë që do të përfshijë të gjitha vendet e BE-së dhe do të jetë i bazuar në tregun unik dhe liritë e tij, përfshirë dhe qarkullimin e lirë, njohur nga marrëveshja Schengen”, deklaroi Sandro Gozi, sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane, në një intervistë të publikuar nga “La Repubblica”.

“Një rreth i dytë, më i ngushtë, zemra e Unionit, do të ishte e përbërë nga një zonë euro e rinovuar dhe e thellë”, theksoi ai, me nevojën për të pasur “një ministër Thesari të BE-së” hedhur në votim në Parlamentin Evropian si dhe “një union të vërtetë ekonomik me politikën e tij sociale”, raporton Ata.

Italia, që mbështet që prej disa vitesh një integrim më të madh evopian, do të dëshironte që diskutimet mbi këto ndryshime të mund të fillonin konkretisht në vitin 2017, gjatë 60-vjetoir të Traktatit të Romës të marsit 1957 për Komunitetin Ekonomik Evropian (CEE), paraardhës i BE-së.

“Nëse Evropa mbetet e burgosur nga status quo-ja, me zonën euro në vështirësi dhe Schengenin në rrezik, ajo rrezikon shpërbërjen dhe triumfin e populistëve”, theksoi Gozi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu