Hapësire reklamuese

Aktualitet

Italia kërkon marrëveshje të re për të burgosurit: E kanë bërë edhe me Anglinë

Shkruar nga Newsbomb
Italia kërkon marrëveshje të re për të burgosurit: E

Italia po kërkon një tjetër marrëveshje me Shqipërinë, këtë herë për të transferuar të gjithë të burgosurit shqiptarë nga burgjet italiane në ato shqiptare. Drejtori i Burgjeve në Itali Giovanni Russo tha përpara komisionit të drejtësisë në parlamentin italian se është takuar me homologun shqiptar Admir Abrija dhe e kanë diskutuar këtë mundësi.

“Ne kemi zbuluar se ata kanë bërë një marrëveshje të ngjashme me Mbretërinë e Bashkuar, përmës së cilës, me një pagesë prej 34 eurosh për të burgosur në ditë, të burgosurit shqiptarë janë transferuar në burgjet e tyre. Ne kemi menduar të bëjmë këtë marrëveshje me disa ndryshme”, tha drejtori përballë deputetëve.

Ideja sipas Russos, është që Italia të mos japë para për Shqipërinë për këtë çështje, “por të ofrojmë shërbime të llojit penitenciar: njohuri, trajnim, materiale mbajtëse" dhe "të krijojmë rrugë profesionalizuese të veçanta për këta të burgosur, për të kthyer në Shqipëri njerëz që kanë interes të mbeten në vendin e tyre, jo të rrëzuar, por të burgosur që sistemi i burgjeve italiane i ka trajtuar me aftësi pune".

Italia po e sheh këtë mundësi për shkak të shtimit të numrit të të burgosurve. Sipas drejtorit, numri i tyre rritet 400 çdo muaj dhe deri tani janë 60,814 vetë në burgjet italiane.

Por nuk dihet sesa do ta ndihmojë kjo situatën, sepse të burgosurit shqiptarë janë vetëm 10 përqind e personave të huaj që janë në burgjet italiane. Duke qenë se numërohen 18,000 të huaj, atëherë shifra e shqiptarëve në këto burgje është rreth 1800 persona.

Shqiptarët janë të tretët kategori në listë pas marokenëve 20,3%, rumunët 11,6 përqind, shqiptarët 10,3%, tunizianët 10,1% dhe nigerianët 7,1 përqind. Ka në përqindje më të vogla dhe egjiptianë, senegalezë, algjerianë, gambianë, pakistanezë, kinezë gjeorganë etj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese