Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Italia ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë”, Rama rrëfen historinë me gjyshen në Pulia: Në 30 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra, sot s’na shihni si njerëz të dyshimtë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c93a7f919ea76fa668de7d05597816cf

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në ceremoninë e përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Pulias.

Rama e ka quajtur Italinë  si “engjëll mbrotës” për Shqipërinë, duke thënë se ata kanë qenë gjithmonë pranë shqiptarëve kur ata kanë pasur nevojë.

Ndër të tjera Rama ndau edhe historinë e tij me gjyshen, e cila i ka mësuar italishten.

“Unë nuk e di nëse e meritoj këtë. Jam me të vërtetë i habitur i suprizuar. Fjalët nuk më vijnë është një mirëpritje befasuese. Zbrita nga avioni dhe menjëherë dhe papritur gjithçka dukej si një film. Faleminderit për të gjithë këtë. Meqënëse është si traditë kur merr një çmim duhet të mabsh fjalën, unë do përpiqem ta bëj këtë mbi të gjitha duke falenderuar të gjithë dhe duke përshëndetur dhe miqtë.

Duket një histori sikur ka ndodhur 1000 vjet para. Në 30 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra edhe pse ne vinim nga tepër larg. Ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme. Ajo që i bën të gjithë këto vite të pabesueshme është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën me ato anije dhe sot ata janë pjesë e përbërëse e kësaj shoqëria. Janë gati gjysmë milioni, janë mijëra studentë dhe më në fund jo sot, nuk shihen më nga askush si njerëz të dyshimtë. Mbaj mend që për ne Italia ishte një ëndërr. Kam pasur një gjyshe katolike që më ka mësuar këtë gjuhë dhe më thoshte shqipja është gjuha e të parëve të tu dhe italishtja është e të kaltërve tanë. Në atë kohë nuk mund të kapnin Rain në Tiranë se ishin zhurmueist. Ne ishim të lumtur kur shkonim te gjyshja për të parë Rain dhe iknim nga plazhi për të parë lajmet në televizor.

Ishim fëmijë që shikonim lajmet. Më pas ndodhi kjo situatë me ballafaqimin e realitetit të Italisë. Ishte një realitet i përbërë nga shumë gjëra. Në atë kohë ne vuanim nga ideja që na shikonim si të dyshimtë. Nuk do harroj kurrë një lajm, ishte një gazetar ku kishte ndodhur një vrasje dhe thoshte nuk ka gjurmë të vrasësit por ka shumë të ngjarë që ta ketë bërë një shqiptar. Kjo na bënte ta vuanim shumë. Kjo është në të kaluarën. Në anën tjetër ka ndodhur një histori integrimi dhe mikpritje. Më pas kemi dhe marrëdhëniet midis shqipërisë dhe Itali, në momentet më të erra Italia ka qenë pranë Shqipërisë.

Italia ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë. Si atëherë edhe tani edhe çasti i tërmet, ishte një tjetër mbrojtje nga Italia që falë Luigit që u përfshi personalisht përtej gjithë asaj që mund ta quajm solidaritet,” tha Rama ndër të tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img