Hapësire reklamuese

Bota

Italia i bllokoi eksportin e vaksinave, qytetarët australianë “hakmerren” me…makaronat dhe pica

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_409230" align="alignnone" width=""]Ilustruese[/caption]

Italia vendosi pak ditë më parë që të bllokonte eksportin e 250 mijë dozave të vaksinës anti-COVID të AstraZeneca-s drejt Australisë.

Vendimi erdhi pasi kompania e prodhimit të vaksinave njoftoi se do të kishte vonesa për shpërndarjen e miliona dozave.

Por vendimi nuk është pritur mirë nga qytetarët australianë, të cilët kanë vendosur të hakmerren në një mënyrë të veçantë, duke ironizuar me ushqimet tradicionale italiane, makaronat dhe picat.

Gjithçka nisi nga postimi i gazetarit të The Guardian, Naaman Zhou, i cili shkruante: Derisa Italia të dërgojë ato 250,000 doza përsëri në Australi, unë do t'i thyej përgjysmë dhe do t’i gatuajë më një salcë me bazë kremi që do ta quaj karbonara”.

“Gatuajini makaronat në ujë të ftohtë, pa kripë, për të paktën 20 minuta. Ndoshta edhe në mikrovalë. Duhet të marrim masa", shkruante një tjetër, ndërkohë që ka patur edhe “kërcënime” të tilla “Derisa Italia të heqë dorë, unë do të vazhdoj të ha pica me ananas".

Iltweetchehadatoilviaall27ironicalevatadiscudicontrolapastainAustralia.jpg

Sondazh

Poll