Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Italia hapet për turistët, por duhet të keni bërë dy dozat e vaksinës dhe tampon negativ

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Italia njofton se do të nisë sezonin turistik në 15 maj, ndërsa turistët nga e gjithë bota do të kenë mundësi të rezervojnë pushimet.

“Qytetet tona, plazhet e malet tona do të hapen e ju mikpresim.Ka ardhur momenti , tha ai që të prenotoni pushimet tuaja në Itali”, është shprehur kryeministri italian Mario Draghi.

Të gjithë udhëtarët të cilët dëshirojnë që pushimet e verës ti kalojnë në Itali që prej datës 15 maj nuk do të jenë të detyruar që të karantinohen, megjithatë mbeten në fuqi disa masa të tjera.

Çdo turist nga të gjitha vendet e botës i cili dëshiron të vizitojë Italinë mund ta bëjë me kushtin e zbatimit të disa rregullave si, prezantimin në pikën kufitare të një dokumenti që vërteton se ka kryer të dy dozat e vaksinës anti-Covid e autorizuar nga Agjencia Europiane e Barnave, të certifikoj shërimin nga Covid në rast se ka qenë i infektuar dhe një tampon me rezultat negativ brenda 48 orëve para udhëtimit.

Qeveria italiane duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend ka filluar të hapë gradualisht vendin.

Më shumë

spot_img
spot_img