Hapësire reklamuese

Rajoni

Italia fillon të marrë “frymë”, qeveria lehtëson masat anti-Covid

Shkruar nga Newsbomb
Italia fillon të marrë “frymë”, qeveria lehtëson

Duke filluar nga data 26 prill Italia do të fillojë të lehtojë gradualisht masat e vendosura për parandalimin e Covid-19.

Ka qenë vetë kryeministri Italian, Mario Draghi i cili në një konferencë për shtyp bëri të ditur se studentët do të ndjekin mësimet në shkollë në të gjitha zonat e verdha dhe portokalli, ndërsa studentët në zonat e kuqe do të vijojnë të ndjekin mësim online.

Kryeministri  gjithashtu shtoi se  “qeveria po ndërmerr këtë  rrezik, një rrezik të arsyetuar bazuar në të dhëna”, por premisa e këtij rreziku është që secili aktivitet të respektojë rregullat me kujdes, sikurse distancimin shoqëror dhe vendosjen e maskave.

Italia vazhdon të klasifikojë rajonet brenda një sistemi të koduar me ngjyra – të bardhë, të verdhë, portokalli dhe të kuqe.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Itali u rrit në 3.8 milionë dhe 116 mijë viktima.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu