Italia drejt rimëkëmbjes? Betohet qeveria e re

Publikuar tek: bota, më 15:27 01-06-2018 Italia drejt rimëkëmbjes? Betohet qeveria e re Kryeministrii ri i Italisë, Giuseppe Conte

Pas thuajse 3 muajsh pa qeveri, Italia ditën e sotme i është drejtuar rimëkëmbjes së shtetit pas krizës së përjetuar politike, ndërsa Giuseppe Conte është betuar si kryeministër.

Conte, një jurist mjaft i suksesshëm në Itali, por pa asnjë eksperiencë në politikë është betuar pak më parë së bashku me kabinetin e tij të ministrave përpara presidentit Sergio Mattarella, ndërkohë që kështu është zyrtarizuar edhe koalicioni mes Lëvizjes Pesë Yjet dhe Lega Nord.

Kryetarët e dy partive të mazhorancës, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini do të mbajnë postin e  zëvëndëskryeministrit.

Kriza në Itali filloi që nga zgjedhjet e mbajtura në mars të këtij viti, ku asnjëra nga partitë nuk kishte një kandidat potent për të drejtuar vendin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Panik në Gjermani, tigrat, luanët dhe ariu arrastisen nga kopshti ZOOLOGJIK
Nuk ndalet familja mbretërore, së shpejti një tjetër dasëm »
Article Logic
Execution time: 0.0097990036010742
array(1) { ["section"]=> string(52) "italia-drejt-rimekembjes-betohet-qeveria-e-re-122897" }