Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Itali dhe po lufton me jetën.
Sipas mediave italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është qëlluar me plumb në bark. Ai ka mundur të shkojë në një lokal aty pranë dhe ka kërkuar ndihmë.
Sipas dëshmiratëve, 27-vjeçari shqiptar është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje. Autorët nuk janë identifikuar ende, ndërsa policia italiane dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të konflikteve mes bandave rivale.