Hapësire reklamuese

Sporti

Itali-Shqipëri, FSHF nis shitjen e biletave dhe vendos një kusht për të interesuarit

Shkruar nga Newsbomb

FSHF njofton sot se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen eleminatore të Kupës së Botës mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Renzo Barbera” në Palermo dhe në dispozicion të tifozëve nga Shqipëria javë vendosur janë biletat tek sektori i tifozëve miq. Çmimi i një bilete është 12 euro dhe mund të blihet pranë ambienteve të FSHF-së në Tiranë.

Ky institucion njofton se çdo person që kërkon të blejë biletë për ndeshjen, duhet të jetë i pajisur me kartën e identitetit. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.