
Mediat italiane kanë raportuar për një ngjarje të rëndë mes një Shqiptari dhe një pronari të lokalit në Itali.
Debati mes një shqiptari dhe një italiani për pak sa nuk përfundoi në një tragjedi mbrëmjen e së dielës,17 dhjetor.
Ngjarja ka ndodhur në Vetralla pranë Romës, ku italiani Cristian Dolci pronar i një lokali ka përzënë një shqiptar për shkak se ai ishte në gjendje të dehur.
Siç duket dhe nga video e postuar nga media italiane e marrë nga kamerat e lokalit, shqiptari po bënte veprime të pahijshme dhe ngacmonte klientët e pranishëm.
Mediat italiane shkruajnë se pasi bëri gjestet e turpshme, si ulje e pantallonave në lokal, shqiptari u përzu nga italiani për t’u kthyer pas disa minutave me një hanxhar me të cilën sulmoi pronarin e lokalit.
Ky i fundit arriti t’i shmangej goditjes dhe mori në dorë një karrige për t’u mbrojtur.
Në video dëgjohen edhe zëra të të pranishmëve të cilët tmerrohen nga tentativa e shqiptarit për të sulmuar pronarin e lokalit, i cili u kërkoi më pas të thirrnin karabinierët për të bërë të mundur arrestimin e agresorit.