Hapësire reklamuese

Bota

Itali, babai tenton të shpëtojë djalin 4-vjeçar, por bie bashkë me të nga kati i 6-të

Shkruar nga Newsbomb
Itali, babai tenton të shpëtojë djalin 4-vjeçar, por bie

Në prag të Krishtlindjeve një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, pasi një djalë 4-vjeçar ka rënë nga ballkoni i katit të gjashtë, dhe i ati në përpjekje për ta kapur, ka rënë bashkë me të duke ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 me orën lokale në një pallat në Via Ausonia, në shtëpinë ku familja kishte përjetuar edhe dramën e vdekjes së nënës së fëmijës një vit më parë, raporton La Repubblica.

Babai, 38-vjeç ishte inxhinier në Universitetin e Palermos dhe kishte humbur gruan e tij, pak më shumë se një vit më parë. Ai vdiq pak pasi mbërriti në spital, megjithatë djali u shpëtua për mrekulli pa asnjë lëndim serioz dhe ndodhet i shtruar në spitalin “Cervello”.

Spitali ka njoftuar se 4-vjeçari është vigjilent dhe kërkon vazhdimisht të atin. Autoritetet italiane vijojnë hetimet për rindërtimin e dinamikës së ngjarjes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese