Hapësire reklamuese

Aktualitet

Itali/ Arrestohen dy shqiptarë me 5 kile kokainë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Dy shqiptarë 29 dhe 31 vjeç u arrestuan nga Policia italiane në Milano, me akuzën e trafikimit dhe të shpërndarjes së 5 kileve kokainë. Ata janë 31 vjeçari E.M., pa leje qëndrimi dhe 29 vjeçari Dardan Lushakaj, me leje të skaduar dhe precedentë mëparshëm.

Agjentët e Skuadrës Lëvizëse Anti-drogë i bllokuan në rrugën  “ Lorenteggio “, ndërsa dilnin nga një hyrje e fshehtë e garazhit, pasi kishin parkuar makinën e tyre.

Dy të rinjtë shihen në video të dalin të qetë nga makina e tyre me çantën me kokainë për të dalë jashtë garazhit. Nuk janë aspak në dijeni se kanë qenë të përgjuar, por efektivët anti-drogë të Italisë duket se i vëzhgonin prej disa kohësh.

Në çantë kishin drogën, por edhe dy pjesë të tjera të drogës u gjetën në veturën e tyre. Pronari i garazhit tha se nuk i njihte fare personat e arrestuar.

Policia po heton ende për të parë nëse bashkëpunonin në rrjet me të tjerë.

 

[iframe id="embed_video_ansa" width="628" height="387" src="http://www.ansa.it/sito/video/getEmbed.html?r=0&w=628&as=0&v=31c081abfa583aabb000cf48f4354c86.flv&p=/webimages/img_620x438/2015/3/13/6d7cbd9e24eae0ebe259d5d3cf85e9ee.jpg&t=" marginwidth="0" marginheight="0" hspace="0" vspace="0" frameborder="0" scrolling="no" allowfullscreen ]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu