Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

ISP publikon raportin: Reforma në drejtësi meriton mbështetje dhe veting të plotë, por duhet të jetë më llogaridhënëse; Shqipëria me 2 pikë!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar një raport “Drejtësia Botërore: Projekti Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021”, ku Shqipëria ka vetëm 2 pikë në progresin e institucioneve të drejtësisë, ndërsa në rajon vendi ynë renditet i fundit sipas këtij raporti.

Në njoftimin e ISP-së bëhet me dije se vlerësimi i progresit përputhet edhe me perceptimin publik dhe gjetjet e raporteve të tjera të ngjashme për reformën në drejtësi. Më tej thuhet se Reforma në drejtësi meriton mbështetje, meriton veting të plotë, reformim të plotë, por gjithashtu institucionet e reja të drejtësisë meritojnë të jenë më shumë transparente, më llogaridhënëse dhe më profesionale.

Postimi I ISP:

Progresi i Shqipërisë në shtetin e së drejtës dhe dhënien e drejtësisë? Rritje minore, vetëm 2 pikë në 2021 në krahasim me 2020, kur ende nuk i kishim të gjitha institucionet e reja të drejtësisë. Në rajon, natyrisht ende të fundit, pavarësisht progresit në ligje & dekoratave e medaljeve që kemi dhënë e vijojmë të japim për “reformatorët” e drejtësisë (ende të munguar). Vlerësimi i përket projektit “Ëorld Justice: Project Rule of Laë Index 2021”. Tek lista e kontribuuesve nga Shqipëria për të dhënat e raportit figurojnë burime e njësi ligjore serioze, ashtu edhe disa të tjera në “konflikt interesi” me vetë vlerësimin. Gjithsesi, vlerësimi përputhet edhe me perceptimin publik dhe gjetjet e raporteve të tjera të ngjashme për reformën në drejtësi.

Nuk është koha për të nxjerrë përfundime emocionale, por raporti, renditja dhe mungesa e progresit thelbësor në treguesit e shtetit të së drejtës, duhet të jenë një këmbanë e faktor nxitës për institucionet e reja të drejtësisë, për të kaluar tashmë nga reforma në drejtësi, tek drejtësia e reformuar, pra në rezultate konkrete, në standarde të reja vendimmarrëse dhe në tregues më cilësorë të dhënies në kohë e me profesionalizëm të drejtësisë. Reforma meriton mbështetje, meriton veting të plotë, reformim të plotë, struktura të plota funksionale, pavarësi të plotë, por gjithashtu institucionet e reja të drejtësisë meritojnë të jenë më shumë transparente, më llogaridhënëse dhe më profesionale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img