Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

ISP nxjerr ofendimet e përdorura në Kuvend: Parlamenti ynë është zhgënjyes dhe shokues për gjuhën denigruese që përdor

Shkruar nga Newsbomb

Instituti i Studimeve Politike ka bërë kritika për seancën e djeshme, ku deputetët kanë përdorur një fjalor ofendues.

ISP ka ndarë në një tabele ofendimet që ka përdorur Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, teksa shkruan se është zhgënjyes dhe shokues gjuha denigruese që përdorin politikanët.

"Tempulli i demokracisë? Duhej të ishte ashtu. Parlamenti ynë është zhgënjyes dhe shokues për gjuhën denigruese që përdor, cilësinë e përfaqësimit, injorimin e standardeve dhe praktikave të mira parlamentare dhe mungesën e respektit & vemendjes për nevojat e vendit dhe qytetarëve. Kodi i Sjelljes? Rregullore? Etika? Integriteti?

Ilustrimi i fundit? Ja disa nga pjesët e fjalorit denigrues politik të djeshëm në parlament të dy prej drejtuesve kryesorë të PD & PL (majtas) ndaj akuzave për fyerje, dhe po ashtu etiketimet denigruese në deklaratën e 31 deputeteve të PS (djathtas) që kërkonin penalizimin e të parëve për shkelje etike! Pa koment shtesë. Të dy palët flasin për Kodin e Sjelljes, Rregulloren, moralin, integritetin!!” thuhet në postimin e ISP.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll