Hapësire reklamuese

Politikë

ISP: KQZ të hartojë listën e funksioneve të papajtueshme me kandidimin për deputet në zgjedhjet e 25 prillit

Shkruar nga Newsbomb

Kodi Zgjedhor (neni 63) përcakton kushtet për kandidat për deputet dhe rastet e papajtueshmërisë. Midis të tjerash, kandidati për deputet nuk mund të jetë njëherësh zyrtar i lartë të administratës shtetërore të përcaktuar me ligj.

Ligji mbi Nëpunësin Civil (neni 37), “nëpunësi detyrohet të kërkojë pezullimin nga detyra” kur kandidon për deputet. Ideja e legjislacionit lidhet me nevojën për zgjedhje që zhvillohen në kushte të barabarta, që pamundësojnë përdorimin e postit dhe të burimeve shtetërore për fushatën elektorale dhe që sigurojnë qeverisjen e vendit pavarësisht fushatës elektorale.

Zyrtarët që janë 100% në fushatë, nuk mund të jenë 100% në zyrë/punë në funksionin jo elektoral. Nga ana tjetër, qytetarët paguajnë me taksat e tyre zyrtaret e çdo niveli, por gjithashtu paguajnë edhe fushatën elektorale. Nëse kandidatët bëjnë edhe fushatë edhe rolin e zyrtarit ata de facto konsumojnë dy herë taksat tona dhe krijojnë një situatë të shkeljes së etikës apo të konfliktit të interesit.

Nga të dhënat monitoruese të Institutit të Studimeve Politike (ISP) rezulton se drejtues të enteve publike (energji, posta, kadastër, shëndetësi, arsim, etj), si dhe të institucioneve (inspektorate, bashki, universitete, etj), pjesëtarë të administratës publike dhe nëpunës vendimmarrës janë përfshirë kandidatë për deputetë në listat shumëemërore të partive politike, pa dhënë dorëheqje nga postet apo pa kryer pezullimin nga detyra.

Info10-689x1024.jpg

 Disa prej tyre vijojnë madje të marrin vendime për tendera dhe operacione financiare që kalojnë buxhetin shtetëror për fushatën në zonën ku kandidojnë. Gjithashtu, çdo ditë, në orën zyrtare të punës 08:00-16:00 zyrtarët shihen duke bërë fushatë elektorale, ndërkohë që sipas ligjit, ata duhej të ishin në punë ose të dorëhequr/pezulluar, të fitonin të drejtën ligjore për aktivitet vetëm elektoral.

ISP beson se kjo problematikë e përsëritur edhe në vitet e shkuara dhe e kritikuar nga raportet e ODIHR/OSBE kërkon zgjidhje urgjente dhe duhet të jetë prioritet në vendimmarrjet e KQZ. Bazuar në legjislacionin zgjedhor, në praktikat e mira europiane të zgjedhjeve dhe në standardet e etikën për zyrtarët e lartë, KQZ duhet të hartojë listën e funksioneve të papajtueshme me pozitën e kandidatëve për deputetë dhe të kërkojë nga institucionet përgjegjëse respektimin prej tyre të parimeve ligjore dhe etike lidhur me papajtueshmërinë me kandidimin zgjedhor.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar KQZ dhe fushatën elektorale, si pjesë të angazhimit në projektin “Monitoring the 2021 Parliamentary Elections in Albania” mbështetur financiarisht nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes ambasadës britanike në Tiranë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.