Hapësire reklamuese

Aktualitet

ISP: Konsultimet për ligjin e shkencës janë formal dhe jo reale

Shkruar nga Newsbomb
ISP: Konsultimet për ligjin e shkencës janë formal dhe jo reale

Instituti i Studimeve Politike është duke kryer monitorimin e platformës së konsultimit publik. Sipas ISP nga monitorimi i bërë rezulton se konsultimi online funksionon dhe mungojnë  dukshëm komente apo sugjerime lidhur me aktet ligjore.

ISP thekson se kjo formë konsultimi të krijon dyshimin e arsyeshëm se platforma vlen më shumë si alibi se konsultimi është kryer sesa realisht është funksionale dhe produktive, pra duke e bërë procesin e konsultimit formal.

Postimi i plotë i ISP:

Ligji mbi konsultimin publik dhe praktikat e mira qeverisëse / parlamentare sugjerojnë detyrimin për konsultim të akteve ligjore me grupet e interesit, ekspertët, institucionet dhe publikun përpara se aktet të kalojnë në strukturat vendimmarrëse për vendim final. Shqipëria ka prej vitesh një platformë të konsultimit publik, e cila, sic del nga monitorimi, nuk tregon se konsultimi online funksionon dhe mungojnë dukshëm komente apo sugjerime lidhur me aktet ligjore. Kjo formë konsultimi të krijon dyshimin e arsyeshëm se platforma vlen më shumë si alibi se konsultimi është kryer sesa realisht është funksionale dhe produktive, pra duke e bërë procesin e konsultimit formal. Instituti i Studimeve Politike (ISP) po e monitoron këtë platformë, si pjesë e vlerësimit të procesit të vendimmarrjeve me integritet në Shqipëri.

Për ta ilustruar këtë shqetësim le të shohim aktin më të fundit në konsultimin publik, projektligji mbi shkencën në RSH me nismëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit. E para, në platformën e konsultimit ministria ka emër tjetër, “Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, emërtim që nuk është në fuqi prej disa vitesh. E dyta, projektligji ka kaluar për konsultim publik me 4 korrik 2023 dhe ka afat konsultimi....8 janar 2023, pra ka afat fundor 7 muaj përpara sesa drafti është bërë publik! Edhe nëse kemi të bëjmë me lapsus apo gabime administrative dhe nëse periudha fundore është 1 gusht 2023, periudha vetëm disa javore e konsultimit online në kohë provimesh apo mbyllje të sezonit universitar është e pamjaftueshme, është formale dhe nuk krijon akses real tek institucionet dhe grupet e interesit që preken direkt ose indirekt nga ligji.

Disa ditë më parë MAS deklaroi se bëri një konsultim me ekspertë të emëruar prej saj, kryesisht ish deputetë apo funksionarë politikë të mazhorancës, - një sinjal tjetër se procese thelbësore si konsultimi i ligjeve që kanë impakt të madh në jetën shoqërore, shkencën dhe dijen në vend, nuk marrin vëmendjen, respektin dhe as integritetin institucional që meritojnë. Dhe kur kjo ndodh me një ligj që lidhet direkt me dijen dhe shkencën, vetëm mund të imagjinohet cfarë mund të ndodh me ligje që lidhen me pasoja dhe interesa ekonomike, - për të cilat, në platformën e konsultimit online rregullisht ka “0” komente e sugjerime!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese