Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

ISP: Asnjë parti nuk verifikoi kandidatët për dekriminalizimin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

042412df7c09b7cd3dcb24ddceb64846

E dini që partitë kanë të drejtë ligjore të dorëzojnë paraprakisht listat e kandidatëve për deputetë në Prokurori për të verifikuar të dhënat, nëse kandidatët kanë rekorde kriminale dhe të dhëna të tjera që mund ti bëjnë ata subjekte të ligjit penalizues të dekriminalizimit?

Partitë mund t’i përdorin të dhënat për të parandaluar skandalet me dekriminalizimin dhe gjetjet nuk bëhen asnjëherë publike. Nga të dhënat e Institutit të Studimeve Politike në zgjedhjet e vitit 2017 e ushtruan këtë të drejtë dy parti politike, 12 kandidatë dolën me rekorde kriminale dhe u hoqën nga listat pa u bërë publike të dhënat. Në procesin aktual zgjedhor asnjë parti politike nuk e ka ushtruar këtë të drejtë.

1.png

 

E dini gjithashtu se partitë kanë detyrimin që të bëjnë verifikimin e kandidatëve për deputetë mbi të kaluarën e tyre gjatë regjimit komunist, nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit apo kanë rekorde të fshehta që mund të cënojnë integritetin e tyre të sotëm publik? Nga të dhënat e Institutit të Studimeve Politike në zgjedhjet e vitit 2017 këtë të drejtë e ushtruan vetëm dy parti, PDIU dhe APD në lidhje me ekzistencën e informacioneve në dokumentet e ish–Sigurimit te Shtetit për kandidatet për deputet apo kryetar bashkie, në zbatim të ligjit 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Në zgjedhjet aktuale 2021 asnjë subjekt politik (ende) nuk e ka ushtruar këtë të drejtë dhe detyrim ligjor e moral.

2.png

Janë dy mekanizma ligjore, të cilat kur deputetët i miratuan i konsideruan risi dhe mekanizmi parandalimi për kandidatët me rekorde kriminale apo me probleme në integritetin e tyre. Sot, me keqardhje konstatojmë se vetë partitë i refuzojnë këto mekanizma, duke nxjerrë në pah jo vetëm kontrastin midis ligjit dhe zbatimit të tij, por edhe midis retorikës që partitë përcjellin në publik dhe akteve konkrete të tyre. Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka bindjen se qytetarët meritojnë kandidatë me integritet, meritojnë respekt, meritojnë cilësi më të lartë përfaqësimi, meritojnë politikanë që miratojnë ligjet që vetë kanë miratuar dhe që aplikojnë edhe për vete standarde të larta transparenca, të njëjta që ata u kërkojnë qytetarëve dhe shoqërisë.

Në këto rrethana ISP apelon partitë politike dhe sidomos kryetarët e tyre të pranojnë përgjegjësinë e tyre në rast se në listat e tyre rezultojnë kandidatë me rekorde penale dhe kriminale apo rekorde negative në lidhje me të shkuarën komuniste në Shqipëri. Ushtrimi i pushtetit nuk është vetëm privilegj, por edhe detyrim e përgjegjësi.

ISP po bën monitorimin e dekriminalizimit, vendimmarrjeve në parititë politike, të kandidatëve për deputetë dhe të procesit në Prokurori e KQZ për politikanë e politikë të pastër, mbështetur nga MPJ e Qeverisë së Vendeve të Ulta dhe nga programi amerikan National Endowment for Democracy (NED)./ ISP

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img