Insituti i Studimeve Politike, ka reaguar lidhur me ngjarjet e ndodhura në Parlamentin e Shqipërisë, ku tashmë prej tre seancash deputetët demokratë nuk kanë lejuar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.
Përmes një reagimi zyrtar ISP i ka bërë apel Kuvendit të rikthehet në dialog dhe normalitet insitucional, pasi kjo situatë e cila është duke u regjistruar përgjatë javëve të fundit është e papranueshme dhe është në shkelje të Rregullores dhe Kodit të Sjelljes.
Instituti i Studimeve Politike thekson se ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvend, të cilat janë shoqëruar me incidente të rënda, bllokim të punimve, mbledhje të parregullta, vendimarrje formale dhe pa bazë ligjore dhe gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, 2 nëntor, janë listuar 35 shkelje të Kodit të Sjelljes dhe Rregullores së Kuvendit.
"Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvend, të shoqëruara me incidente të rënda, bllokim të punimeve, mbledhje të parregullta, vendimmarrje formale dhe pa bazë ligjore dhe së fundi, seancë plenare me datë 2.11.2023 në kundërshtim me parimet e integritetit, Kodit të Sjelljes dhe Rregullores së Kuvendit. Stafi i ISP, i cili po monitoron respektimin e parimeve të transparencës dhe të integritetit në parlament ka listuar 35 shkelje të Kodit të Sjelljes dhe Rregullores së Kuvendit", thuhet në reagimin zyrtar të ISP.
SHKELJE TË RREGULLORES SË KUVENDIT (2.11.2023)
- Neni 44, pika 2, Fillimi i seancës plenare
- Neni 44, pika 3, Njoftime në seancën plenare
- Neni 46, pika 1, Lista e diskutimeve
- Neni 46, pika 2, Hapja e diskutimeve
- Neni 46, pika 3, Marrja e fjalës në seancë
- Neni 46, pika 6, Diskutimet sipas grupeve
- Neni 48, pika 1, Koha e diskutimeve
- Neni 49, pika 1, Çështje të procedurës
- Neni 52, pika 1, Ndërprerja e seancës plenare
- Neni 55, pika 1, Kuorumi dhe vendimmarrja në seancë plenare
- Neni 55, pika 5, Shumica që kërkon votimi
- Neni 56, pika 1, Verifikimi i kuorumit
- Neni 57, pika 1-4, Votimi
- Neni 60, pika 1, Votimi i fshehtë
- Neni 62, pika 1, Rregulli dhe sjellja
- Neni 62, pika 2, Kodi i Sjelljes
- Neni 67, pika 1 Paraqitja në seancë plenare
- Neni 73, pika 1, Diskutimet në parim të ligjeve
- Neni 73, pika 2, Sqarime nga ministri përgjegjës
- Neni 74, pika 1, Prezantim e diskutimi në parim
- Neni 74, pika 2, Diskutime për ligjin / aktet
- Neni 74, pika 4, Deklarimi i kohës së votimit
- Neni 75, pika 2, Diskutimi nen për nen
- Neni 77, pika 1, Votimi në tërësi
SHKELJE TË VENDIMIT 61/2018 KODI I SJELLJES (2.11 2023)
- Neni 3, pika ç) Zbatimi i Rregullores dhe Kodit
- Neni 3, dh) Transparenca dhe përgjegjshmëria
- Neni 5, pika 1, Deputeti dhe standardet e sjelljes
- Neni 6, pika 1, Gjuha jo parlamentare
- Neni 6, pika 2, Ndalimet e denigrimit / ligjërimit
- Neni 7, pika 3, Votimi për të tretët
- Neni 8, pika a, Solemniteti dhe imazhi i Kuvendit
- Neni 8, pika c, Komunikimi me fjalë kortezie
- Neni 8, pika ç, Veshje zyrtare në Kuvend
- Neni 8, pika 2/b, Veprime ose gjestikulacione të pahijshme