Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

ISP analizon me kritika zgjedhjet në PD: S’ka regjistër për anëtarësinë, votëbesimi i Bashës u ul me 20 mijë. PD nuk ka rregulla dhe standarde të unifikuara

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Instituti i Studimeve Politike ka bërë një analizë përsa i takon zgjedhjeve në Partinë Demokratike, dje më 13 qershor.

ISP me kritika del në konkluzionin se PD nuk ka një regjistër të plotë, të saktë dhe funksional anëtarësia, duke treguar se nga 104.000 anëtarë që kishin deklaruar në 2013, janë 75 mijë në 2021.

Gjithashtu një analizë i është bërë dhe liderit të konfirmuar Lulzim Basha, i cili ka marrë 20 mijë vota më pak se në vitin 2017, kur zgjedhjet kundër Ramës i humbi më thellë se në vitin 2021.

“PD nuk ka rregulla dhe standarde të unifikuara, të qëndrueshme dhe të besueshme të organizimit të brendshëm zgjedhor”, shkruan ISP në analizën e detajuar.

Analiza e plotë

Partia Demokratike (PD) zhvilloi më 13 qershor 2021 zgjedhjet e treta për kryetar partie me parimin “një anëtar – një votë”, pas tyre të vitit 2013 dhe 2017.

Më 2013 në garën për kryetar ishin Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, ku Basha fitoi me 33.220 vota ndaj 8.060 të kandidatit tjetër. Në këto zgjedhje morën pjesë vetëm 41.532 nga më shumë se 104 mijë anëtarë.

Në zgjedhjet e dyta në korrik 2017, një grup kritik i përbërë nga dy ish zv/kryetarët në parti vendosi bojkotin e procesit elektoral, megjithatë gara u zhvillua midis Lulzim Basha dhe Eduard Selami. Zyrtarisht u tha se në zgjedhje morën pjesë 59.834 nga më shumë se 103 mijë anëtarë. Basha fitoi 53.981 vota ndaj 5.136 votave të kandidatit rival.

Më 13 qershor 2021 KQZ në PD lajmëroi se anëtarësia në parti ka ndryshuar duke rënë me mbi 28 mijë anëtarë, konkretisht në vetëm 75.067 anëtarë. Në garë ishin katarr kandidatë (Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli). Zyrtarisht u njoftua se në votim morën pjesë 41.097 anëtarë, numër më i ulët sesa më 2013 dhe 2017. Sipas të dhënave të KQZ në PD, Basha fitoi mandatin e tretë me 32.882 vota, i ndjekur nga Shehaj me 6.038 vota, Harxhi me 983 vota dhe Kadilli me 781 vota.

Të dhënat zyrtare krahasuese në tri zgjedhjet të analizuara nga Instituti i Studimeve Politike (ISP), (të pasqyruara edhe në tabelën me shifra mbi pjesëmarrjen, mbi votën pro L.Basha dhe kandidatëve rivalë, pa llogaritur votat e pavlefshme), paraprakisht tregojnë së paku katër elementë të rëndësishëm:

Së pari, PD nuk ka një regjistër të plotë, të saktë dhe funksional anëtarësia. Kurba e lëvizjes nga 104 mijë më 2013, 103 mijë më 2017 dhe 75 mijë më 2021, është vetëm një prej treguesve të kësaj problematike.

Së dyti, Basha mori mandatin e tretë drejtues në parti 2021-2025 me 32 mijë vota, shifër më e ulët nga rezultati i tij fitues nga 33 mijë më 2013 dhe 53 mijë më 2017.

Së treti, PD nuk ka rregulla dhe standarde të unifikuara, të qëndrueshme dhe të besueshme të organizimit të brendshëm zgjedhor. Si më 2013, edhe më 2017 dhe më 2021, struktura përgjegjëse (KQZ) u përfshi në garën elektorale dhe pamundësoi transparencën dhe cilësinë që duhej të kishte institucioni i zgjedhjeve në këtë parti.

Së fundi, zgjedhjet në PD provuan edhe njëherë tezën se partitë shqiptare vijojnë të jenë bunkerët e fundit reflektuese të kulturës politike komuniste në Shqipëri. Ato refuzojnë ndryshimin e brendshëm (asnjë parti nuk ka arritur të ndryshojë kryetarin e partisë me votë), refuzojnë zgjedhjet (shumica e partive të vogla politike nuk bëjnë asnjëherë procese zgjedhore, edhe partia kryesore politike, Partia Socialiste, nuk ka bërë zgjedhje as formale për kryetar prej shtatorit të vitit 2009, pra prej 12 vitesh), kanë struktura/gjykata zgjedhore fiktive në parti, si dhe refuzojnë konkurrencën cilësore dhe proceset e rregullta konkurruese përfshirë edhe shanset e kandidatëve rivalë për të marrë pjesë në administrimin dhe monitorimin aktiv të fushatës dhe të procesit.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka publikuar analiza të zgjeruar profesionale mbi referendumin në PS (2016) dhe zgjedhjet në PD (2017) si dhe do të publikojë së shpejti edhe një analizë më të detajuar të zgjedhjeve të fundit në PD (2021).

ISP është duke monitoruar aspekte të ndryshme të zgjedhjeve dhe demokracinë së brendshme në partitë politike mbështetur nga programe të NED dhe EU.

Instituti i Studimeve Politike (ISP)

Grafiku i ISP

Më shumë

spot_img
spot_img