Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
5.7kmh
75 %
Pre
12 °
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Ismail Kadare mesazh ngushëllimi për familjen e “Princit të Polifonisë” Lefter Çipa: Humbëm një vlerë të çmuar kombëtare

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7b8c4c5e24df4514a1b7fea34f90290f

Shkrimtari i madh Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Helena i kanë dërguar një letër ngushëllimi Aleksandër Çipës, djalit të “Princit të Polifonisë” Lefter Çipa.

Ata shkruajnë në letër se humbja e Lefter Çipës është humbja e një vlere të çmuar kombëtare, ndërsa shprehen se ai ishte një personalitet që i ka shoqëruar në jetët e tyre në mënyra të ndryshme.

Mesazhi i Ismail dhe Helena Kadare:

“I dashur Aleksander,

Rastesisht

nuk kemi patur  kontakte te drejtperdrejta me ju, edhe pse respekti dhe simpatia jone kane qene te pranishem kurdohere ndaj jush per shume arsye.

Me trishtim  morem vesh   humbjen e babajt tuaj te nderuar, ketij  personalitet te larte qe ne menyrat me te ndryshme ka shoqeruar jeten tone ashtu si te shume shqiptarëve  te tjere  ketu dhe kudo neper bote.  Humbja e tij eshte   humbja e nje vlere te çmuar kombetare. Pranoni i dashur Aleksander ngushellimet tona me te sinqerta.

Miqesisht

Ismail dhe Helena Kadare“.

Lefter Çipa u nda nga jeta mëngjesin e djeshmë në moshën 79 vjeçare, pasi për më shumë se 1 vit luftoi me sëmundjen që i mori jetën.

Vetëm pak muaj më parë mori titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës ndërsa vetëm katër ditë më parë u botua vepra e fundit e tij sa ishte gjallë “Njerëz me dritë”.

Lefter Çipa është një ndër poetët më të shquar shqiptarë në vitet 1970-2008. Autor i 18 librave të botuar me poezi dhe një kolane në proces redaktimi për botim. Shumicën e librave të këtij autori tipologjik i ka botuar Shtëpia e njohur botuese “TOENA” në Tiranë. Ndër librat më të qarkulluar të këtij autori me poezi janë : “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, ” Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”,”Princi i Dashurise”, ” Flet princi i polifonise”, ” Engjej te polifonise”, ” Vij nga drita”, “Endrra neper duar”, ” Njerez me drite” etj.

Konsiderohet “princi i sotëm” i polifonisë shqiptarë. Autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Njëri prej studiuesve dhe hulumtuesve më këmbëngulës të poezisë orale popullore në trevat jugore të vendit. Autor i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet e famshme polifonike si ai i Pilurit (udhëheqës artistik i të cilit ka qenë për mbi 40 vjet, grupet polifonike të Himarës, Bënçës, Dhërmiut, Gjirokastrës, Vlorës, Lapardhasë, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve si dhe dhjetëra ansambleve të tjera artistike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj.

Lefter Çipa konsiderohet si autori i papërsëritshëm i këngëve të vlerës së lartë artistike dhe muzikore si “Bejkë e bardhë”, “Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Nga kjo baltë e kësaj toke”, “Naim Shqipëria”, “Shqipëri pse të qan syri”, “Zoga kaçake në male”, “Këngë kurbeti”, “Vito Pëllumbesha”, “Hënëz e qiellit të gjerë”, “Moj unaza gur jeshile”, “N sokak të ngushtë”, “O shokë vdekça nga kënga”, “Lundroj në lundrën e këngës”, “Kënga e manushaqes”, ” Zonjë e bukurisë”, etj.

Ky autor ka qënë pjesmarrës me krijimet e veta në 6 Festivale Folklorike Kombëtare të zhvilluara në Gjirokastër, Berat dhe Lezhë duke qënë i lauruar në çdo Festival Kombëtar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img