Hapësire reklamuese

Bota

'Islami është në krizë', shpërthen Erdogan: Macroni është provokativ dhe arrogant

Shkruar nga Newsbomb
Foto arkive

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka nisur një seri sulmesh ndaj homologut të tij francez, Emanuelle Macron.

Sipas Erdogan deklaratat e fundit të Presidentit Macron mbi “autonominë Islame” janë një “provokim i qartë” dhe një shenjë “arrogance”.

“Deklarata e Macron se Islami është në krizë, të cilën ai e tha në një qytet kryesisht mysliman, shkon përtej mosrespektimit dhe është një provokim i hapur,” tha Erdogan.

Ndërkohë presidenti Macron njoftoi të premten një plan të diskutueshëm për ristrukturimin e Islamit. Erdogan gjithashtu tha se sulmimi i myslimanëve është bërë mjeti më i rëndësishëm për politikanët evropianë për të mbuluar dështimet e tyre.

Ndër të tjera presidenti turk i bën thirrje homologut të tij të mos pretendojë të jetë një lloj guvernatori kolonial, por të veprojë me përgjegjësi. Gjithashtu Erdogan ka deklaruar se në shumë vende perëndimore, racizmi dhe islamofobia mbrohen dhe sponsorizohen nga vetë shtetet.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll