Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

ISIS vret 13 tifozë futbolli vetëm sepse po shihnin në TV, Kupën e Afrikës

Shkruar nga Newsbomb

Një tjetër ngjarje horror vjen nga Kalifati islamik i formuar me anë të luftës në territoret e pushtuara në Siri dhe Irak. ISIS ka ekzekutuar publikisht 13 tifozë futbolli vetëm sepse ata u verifikuan se po shihnin një ndeshje futbolli mes Irakut dhe Jordanisë, një ndeshje e vlefshme për Kupën e Kombeve të Afrikës.

Tifozët e futbollit të gjithë në një moshë të re, u kapën duke parë televizor në qytetin e Mosulit, qytet irakian që kontrollohet nga shteti Islamik. Adoleshentët u morën zvarrë dhe u vranë me kallashnikov nga skuadrat e ekzekutimit sepse kishin shkelur rregullat islamike duke parë futboll.

Terrori vazhdoi dhe orët në vijim kur trupat e 13 viktimave mbetën në rrugë, dhe prindërit kishin frikë për të tërhequr kufomat nga kërcënimet e ISIS se mund të vriteshin edhe ata. Krimi i vetëm i djemve, u lexua me megafon para vrasjeve: “Keni thyer ligjin islamik duke parë një sport si futbolli” tha një prej luftëtarëve. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese