Revista e ISIS “Al Naba” është rikthyer për të kërcëbuar Italinë, duke publikuar një foto të ministrit të Jashtëm Italian Luigi Di Maio në seancën plenare të samitit, pranë Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Shpërndarja e fotos konsiderohet si një sinjal i qartë ”kërcënues” ndaj kokës së Farnesinës dhe shumë shqetësuese, shkruajnë mediet italiane. E njëta revistë kishte adresuar kërcënime ndaj ministrit Di Maio korrrikun e vitit të kaluar. Në artikullin e tyre “Pse i tremb Kalifati”, përmendet edhe pushtimi i Romës.
“Unë jam afër Luigi di Maio për sa i përket kërcënimeve shumë serioze të bëra nga ISIS. Ne nuk kemi frikë, angazhimi i tij në shërbim të vendit dhe stabilitetit kombëtar nuk do të ndikohet nga akte intimiduese.Ajo që prek Luigin, prek secilin prej nesh, shkroi në Tëitter ish-kryeministri italian Giuseppe Conte, shkruan TG Com.