Hapësire reklamuese

Bota

Ishujt Karaibe pritet të goditen nga një tjetër uragan, po vjen “Maria”

Shkruar nga Newsbomb

Pas uraganit “Irma” ishujt Karaibe pritet të goditen nga një tjetër uragan i fuqishëm me efekt shkatërues.

 Parashikuesit e motit thanë se stuhia Maria është shndërruar në uragan dhe do të godasë ishujt Lliuord mbrëmjen e sotme.

Të dielën, Maria ka qenë rreth 445 kilometra larg ishujve Lliuord, me erëra deri në 120 kilometra në orë, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA.

Parashikuesit e motit thonë se Maria mund të arrijë gjatë ditës së sotme edhe ishujt Virgjine të Britanisë dhe SHBA-së, si dhe Puerto Rikon. Uragani Irma ka shkaktuar dhjetëra të vdekur në Karaibe, si dhe në Florida dhe Xhorxhia të SHBA-së, shkruan rel. Një tjetër stuhi e fuqishme, uragani Harvey, ka goditur shtetin amerikan të Teksasit muajin e kaluar. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu