Hapësire reklamuese

Politikë

"Ishte tezë provë për Amerikën dhe Europën", Spartak Ngjela acarohet me panelistët: Zonjë, po foli ai, unë ika!

Shkruar nga Newsbomb
"Ishte tezë provë për Amerikën dhe Europën",

Spartak Ngjela është i ftuar në emisionin e "Top Story" të Grida Dumës në Top Channel.

Avokati i njohur foli për ngjarjen e ndodhur në Kosove, ndërsa nuk munguan as përplasjet me panelistët. Ngjela hodhi tezën se e gjithë situata është krijuar në mënyrë artificiale nga serbët për të parë deri ku do të shkojë reagimi i ndërkombëtarëve.

Gjithashtu u shpreh se nuk ka dalë në media, por sipas tij ka afro 50 të vrarë.

Në studion e Top Story, Ngjela tha: "Ajo që ndodhi dje në Mitrovicë, ishte një test për Amerikën dhe Europën se si do të reagonin. Serbët e panë dhe ikën me "brekë ndër këmbë". Borrel dhe Lajçak janë të njëanshëm. Dhe zonjë, nëse këta (panelistët) më ndërhyjnë, unë iki", tha ai.

Dudushi: E gjithë situata në veri është e majisur prej vitesh. Aty bëhen të gjitha lojërat dhe intrigat politike. Që ka pasur herë pas here ngjarje që kanë esklauar, ka pasur, kjo e të dielës natyrisht është nga më të rëndat që ka ndodhur, vrasja e policit është tragjedi, sulm nga Kosovës. Ky është sulm terrorist dhe kjo nuk diskutohet nuk ka nevojë për interpretime. Performanca e policisë ishte nga më të mirat. Sjellja ishte perfekte, këto janë fakte, Sa i përket implikimit politik, sikurse tha Ngjela që shiten…

Ngjela: Shiko, nëse do vazhdoni të flisni, unë ika. Unë kam ardhur këtë për të bërë monolog dhe ju e dini. Nëse do vazhdoni të flisni, ika.

Dudushi: Na qenka mërzitur avokati, po lëre të flasë, se këto që po merren me dialogun e Kosovës qenkan të njëanshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese